Bota

Ambasada e SHBA në Tiranë citon Blinken: Diplomacia, e vetmja zgjidhje e pranueshme

21 Janar 2022, 08:28 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA në Tiranë citon Blinken: Diplomacia, e vetmja zgjidhje

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka shpërndarë një citim të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me bisedimet që mbajti në Berlin në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus.

Sipas Blinken, diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme, ndërsa shtoi se aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

“Fola në Berlin, në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus. Diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme. Aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ambasada e shba ne tirane antony blinken ambasada e shba ne tirane antony blinken

Sondazh

Poll