Aktualitet

“S’keni përcaktuar vit”, Liza Marku-Maznikut: E dua shtëpinë metër për metër

20 Janar 2022, 22:04 Nga DOSJA
“S’keni përcaktuar vit”, Liza Marku-Maznikut: E dua

TIRANË – Në lidhjen e drejtpërdrejtë të emisionit “Opinion” në Tv Klan me banorët e lagjes “5 Maji”, mori pjesë edhe Liza Marku, e njohur në ditët e fundit në rrjetet sociale si “nënë Liza” pas pamjeve të publikuara gjatë trajtimit çnjerëzor nga policia.

Në bisedën e saj me Arbjan Maznikun, nënë Liza iu kundërvu duke i thënë se përveç përballjes me uniformat, tani i duhet të flejë jashtë kur është 78 vjeçe. Ajo i kërkoi Maznikut një afat konkret për përfundimin e shtëpisë si dhe ruajtjen e hapësirës që ka aktualisht shtëpia.

Mazniku, në shpjegimin e tij për situatën, tha se shtëpia e Liza Markut është e palegalizuar dhe i qëndroi fjalëve të mëparshme që familja do të marrë një objekt me hipotekë si dhe bonusin e qerasë.

PJESË NGA EMISIONI “OPINION”

Arbjan Mazniku: E përmendëm 5 herë çështjen e premtimit, nuk është as premtim i bashkisë, as i askujt. Ka një vendim.

Liza Marku: Ku do e marr?

Arbjan Mazniku: Te pallatet që janë duke u ndërtuar ngjitur me shtëpinë e tyre.

Liza Marku: Kur mbaron shtëpia, pyet nëna?

Arbjan Mazniku: Shtëpia e nënës do të mbarojë jo më shumë se 1 vit nga sot.

Liza Marku: Ju s’keni përcaktuar as një vit, as një ditë.

Arbjan Mazniku: E ka të shkruar në kontratë, e kanë kontratat e kompanive që po bëjnë ndërtimin.

Liza Marku: Kanë ardhur e kanë fikur dritat dhe kanë ikur tamam hajdutshe. Të isha një nënë pa fëmijë, por më dhimbsen fëmijët se pa i marr tre vetë të vdekur në arkivol. Të nxjerrin jashtë fëmijët 2 vjeç e 3 vjeç se nuk keni faj ju se jeni brenda e ne jemi jashtë. E dua metër për metër, 356 metra siç është shtëpia, centim për centim, kur mbaron dhe shkruajeni në kontratë.

Arbjan Mazniku: E ka në kontratë.

Marrë nga emisioni “Opinion”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll