Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Rithemelimit propozon 7 persona, zbulohen 3 emra

20 Janar 2022, 18:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Rithemelimit propozon 7 persona, zbulohen 3

LUSHNJE – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike konfirmoi emrat që mund të përfaqësojnë lëvizjen për rithemelim të PD në zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit. Në mbledhjen e sotme të organizuar në degën demokrate të qytetit të Lushnjes u propozuan 7 emra për kandidatin që do përfaqësojë këtë lëvizje politike brenda PD në zgjedhjet e pjesshme lokale në Lushnje. 3 emrat më të njohur që u përmendën janë Arben Zajmi, Daniel Shandro dhe Nevila Bami. Kjo e fundit ka shërbyer dhe si drejtoreshë e Drejtorisë së Tatim-Taksave në Fier gjatë mandatit të dytë qeverisës të PD 2005-2009.

Mbledhja u drejtua nga i dërguari i Komisionit të Rithemelimit në Lushnje, Klevis Balliu. Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme lokale do të zgjidhen me primare (votim të brendshëm të degëve).

“PD dega Lushnje, sipas statutit të ri të votuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit do ta bëjë përzgjedhjen e kandidaturave me primare brenda partisë, me votën e anëtarëve. Anëtarët propozuan disa emra. Afati kohor është deri ditën e hënë. Presim edhe propozime të tjera. Ditën e hënë bëhen zyrtare ata kandidatë. Më pas anëtarësia do t’i votojë përmes një fushate të shkurtër, sepse edhe afatet janë të shkurtra për shkak se janë zgjedhje të parakohshme. Mendoj se do të jemi gati dhe do të korrim një sukses të jashtëzakonshëm në Lushnje. Koha kur kandidatët zgjidheshin përmes aferave korruptive dhe kryetarëve ka mbaruar. Komisioni i Brava i merr propozimet nga Rama. çcdo qytetar beson se Rama dhe Brava janë në bashkëpunim në shërbim të regjimit. Do të ketë një fazë seleksioni, në mënyrë që të përmbushin ligjin e dekriminalizimit. Nuk mund të pranojmë persona me probleme me ligjin. Partia jonë ka qenë dhe është ajo që ka denoncuar lidhjet kriminale. Regjimi Rama-Brava nuk i ndalojnë qytetarët. Të fitojnë qytetarët dhe jo interesat personale”,
u shpreh Balliu.

Komisioni i Rithemelimit vendosi dje të marrë pjesë me kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të Shqipërisë. Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në këto bashki.

 

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike klevis balliu komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme lokale klevis balliu komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll