Aktualitet

Tritol një makine në Krujë, vetëm dëme materiale! Pronari i arrestuar për drogë

20 Janar 2022, 19:31 Nga DOSJA
Tritol një makine në Krujë, vetëm dëme materiale!

KRUJË– Tritol mjetit të Lirim Talit! Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zallë të Krujës, persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të vogël lënde plasesë poshtë mjetit të parkuar të Talit. Mjeti ishte parkuar pranë banesës së tij, por fatmirësisht në momentin e shpërthimit pranë makinës nuk ka qenë askush ndaj dhe janë shënuar vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit, Tali ndodhej në banesë pasi ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ka precendentë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pikërisht e shkuara e tij dyshohet paraprakisht si shkak për tritolin e vendosur nën mjet, megjithatë hetimet për ngjarjen kanë nisur për të mësuar edhe identitetin e autorëve. Megjithatë pritet që Tali të japë një dëshmi për dyshimet e tij lidhur me personin që ka dashur t’i dërgojë një “mesazh”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

SHIKO EDHE KËTË:

I vihet tritol automjetit në Krujë, kujt i përkiste (EMRI)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kruje lirim tali tritol lirim talit kruje lirim tali tritol lirim talit

Sondazh

Poll