Aktualitet

Temperaturat e acarta në vend, Mbrojtja Civile: Jemi në kontakt me njësitë vendore

20 Janar 2022, 19:19 Nga DOSJA
Temperaturat e acarta në vend, Mbrojtja Civile: Jemi në kontakt me

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar lidhur me situatën me motin e acartë që pritet të pushtojë vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mbrojtja Civile shkruan se temperaturat në vend pritet që të zbresin deri më -18 gradë Celsius. Ndërkohë që në Tiranë, termometri do të shënojë deri në -8 gardë. Sipas tyre, janë në kontakt me të gjitha njësitë vendore për të marrë masat në mënyrë që të përballohet situata e vështirë meterologjike që e pret vendin.

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius. Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj,”-shkruhet në postim.

LAJMI KRYESOR: KUJDES! Stuhia po vjen… temperatura EKSTREME në vend! Të martën shkojnë në -23°C

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll