Aktualitet

Koalicion Basha-Rama? Berisha e tregon për herë të parë: U propozua, e ndalova!

20 Janar 2022, 21:56 Nga DOSJA
Koalicion Basha-Rama? Berisha e tregon për herë të parë: U

TIRANË– Propozimi konkret për një bashkëpunim mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha është bërë! Këtë e ka bërë me dije ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Drejt”, Berisha po fliste për pasardhësin e tij në krye të Partisë Demokratike, duke shtuar se ai kishte ndalur një bashkëpunim mes tyre. 

“Nuk ka radiografi për karakterin. Basha nuk ka qenë kukulla ime. Por ka pasur parime që ai e dinte se po t’i shkelte unë nuk e pranoja. Një nga këto ka qenë koalicioni me Edi Ramën. Kjo ishte shumë e prerë dhe më është kërkuar një gjë e tillë, por e kam refuzuar në mënyrë kategorike,”-tha Berisha në fjalën e tij.

Por nuk e vazhdoi më tej historinë për të treguar se si dhe kush e kishte bërë propozimin për një “koalicion” mes PS dhe PD-së. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll