Aktualitet

Protesta e blegtorëve në Dropull,Vojo Bregu: Uji më shumë vlera ushqyese se qumështi

20 Janar 2022, 19:09 Nga DOSJA
Protesta e blegtorëve në Dropull,Vojo Bregu: Uji më shumë

TIRANË – Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë Vojo Bregu komentoi protestën e blegtorëve të Gjirokastrës, Fierit dhe Vlorës sot në Dropull lidhur me rënien e çmimit të qumështit dhe mungesës së subvencionimit nga qeveria shqiptare. Në një postim në Facebook, ish-kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit 2021 shkruan se te formulari me 12 pyetje i Këshillimit Kombëtar mund të përfshihet dhe pyetja se përse qumështi kushton më pak se uji.

Sipas Bregut, si ‘alternativa’ mund të llogariten sepse uji ka vlera më të larta ushqyese ose sepse qumështi importohet nga Serbia. Ai shton se arsyet e vërteta të rënies së çmimit të qumështit janë mungesa e subvencioneve dhe shtrenjtimi i lëndës së parë, nuk pranohen.

POSTIMI I VOJO BREGUT:

P.S. nuk pranohen sugjerime të tjera të tipit: qumështi është më i lirë se mungojnë subvencionet. Apo se lënda e parë është shtrenjtuar.

Blegtorët i kanë lënë afat ministres së Bujqësisë Krifca dhe qeverisë shqiptare që të negociojnë këtë situatë pasi në të kundërt, protestat e tyre do të përshkallëzohen. Në mungesë të një reagimi nga qeveria shqiptare, disa prej blegtorëve janë shprehur se po mendojnë seriozisht edhe zgjidhjen ekstreme, atë të shitjes së të imtave dhe largimin në emigracion.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet politike dropull protesta ne dropull vojo bregu dropull protesta ne dropull vojo bregu

Sondazh

Poll