Aktualitet

Rama pyet shqiptarët për kanabisin,Hoxha: Do kemi ‘boom’ në mbjellje! Ka zgjedhje…

20 Janar 2022, 17:29 Nga DOSJA
Rama pyet shqiptarët për kanabisin,Hoxha: Do kemi ‘boom’

TIRANË – Gazetari investigativ Artan Hoxha beson se në vendin tonë do të ketë rritje të prodhimit të lëndës narkotike kanabis. Pas pyetjes që kryeministri Edi Rama u ka drejtuar shqiptarëve nëse duhet legalizuar përdorimi i kanabisit mjekësor, në një postim të fundit të në Facebook, Hoxha shkruan se sa herë që qeveria aktuale flet për legalizimin e përdorimit e kanabisit mjekësor, rritet në mënyrë masive kultivimi i tij.

Ai e konsideron këtë diskutim si licencë shtetërore që qeveria u jep trafikantëve të drogës për të rritur prodhimin e kanabisit. Hoxha shton ky vit do të ketë një “boom” të prodhimit të kanabisit dhe beson se në 2023 mund të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gazetari i njohur tregon se 1 vit përpara se të mbahen zgjedhje në Shqipëri, shënohen shifra rekord të prodhimit të cannabisit. Sipas tij, kjo ka ndodhur dy herë në vitet 2016 dhe 2020, dy herë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2017 dhe 2021.

Në fund, Hoxha shkruan se nuk ka boom kanabisi pa zgjedhje parlamentare dhe nuk ka mandat qeverisës pa kontrolluar prodhimin masiv të kanabisit në Shqipëri.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:

3)-Plantacion me 50 sera kanabisi, qershor 2021, Arameras, Fushe Kruje…

Kryeministri Edi Rama ka hartuar një formular me 12 pyetje, ku njëra prej tyre pyet qytetarët nëse duhet lejuar përdorimi i kontrolluar i kanabisit mjekësor.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi artan hoxha edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll