Aktualitet

Kini KUJDES! I ftohti polar mbërthen Shqipërinë, zonat ku do të ngrijë gjithçka

20 Janar 2022, 12:36 Nga DOSJA
Kini KUJDES! I ftohti polar mbërthen Shqipërinë, zonat ku do

SHQIPËRI – Instituti i Gjeoshkencave njofton se duke nisur nga sot pasdite, edhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje intensive shiu në Qarqet Dibër dhe Tiranë, ndërkohë që, në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan reshjet do të jenë të një intensiteti më të ulët.

Ndërkohë, në verilindje të vendit pritet të ketë prezencë të shtuar të reshjeve të dëborës, kryesisht në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:

RESHJET

Sot pasdite (e enjte dt.20) dhe nesër (e premte dt.21) priten reshje lokalisht intensive në qarqet Dibër dhe Tiranë, mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan, lokalisht mesatare në Qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjerë. Në verilindje të vendit, reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës në lartësinë 500m mbi nivelin e detit. 

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 10 °C

në vendet e ulëta: 5 / 8 °C

në vendet malore: 0 / 4 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte dt.20) dhe nesër (e premte dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në zonat malore e fortë.

LAJMI KRYESOR: KUJDES! Stuhia po vjen… temperatura EKSTREME në vend! Të martën shkojnë në -23°C

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet instituti i gjeoshkencave moti i keq ne shqiperi instituti i gjeoshkencave moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll