LIVE UPDATES
Aktualitet

FT: Nga kanabisi tek “Ballkani i Hapur”/ Rama kërkon mendim nga shqiptarët

18 Janar 2022, 17:54 Nga DOSJA
FT: Nga kanabisi tek “Ballkani i Hapur”/ Rama kërkon mendim nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hartuar 12 pyetje, për të cilat kërkon përgjigje nga qytetarët lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur për çështje të caktuara. Sot ai ka nxjerrë pyetsorin,  ku çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që po ashtu i ka vendosur Rama. Kreu i qeverisë kërkon që të dijë mendimin e qytetarëve lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor, ndërkohë që çështjen e nxehtë të “Ballkanit të Hapur” gjithashtu ka zgjedhur që t’ua ‘postojë’ qytetarëve. Edhe pse për këtë të fundit tanimë janë nënshkruar disa marrëveshje, Rama është kujtuar që të pyesë shqiptarët nëse mendojnë se kjo nismë sjell apo jo përfitime për Shqipërinë.

Për të shfokusuar vëmendjen nga skandali i publikimit të të dhënave, kryesocialisti ka zgjedhur që të vendosë gjithë fokusin tek çështja e mosdeklarimit të plotë të pagës, ndaj dhe kërkon nga qytetarët nëse denoncuesit e pagave fiktive duhet të mbrohen nga shteti. Po ashtu, kërkon të dije nëse a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit, por nuk pyet sesi ia dalin të mbijetojnë me shumën që u jep shteti, e që nuk rritet prej vitesh.

Përveç temave të forta, Rama vendos ndër to edhe çështje “soft” si për shembull; a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Gjithashtu pyet edhe nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, pra ashpërsimin e Kodit Penal.  Megjithatë është e paqartë sesi do të mblidhen të gjithë vendimet e qytetarëve, pasi duket se aksesin e vetëm për të kontrolluar rezultatet e ka vetëm qeveria. Por në sy bie edhe mungesa e privatësisë, pasi në fund çdokush do të duhet që të plotësojë të dhënat personale në mënyrë që votimi të quhet u vlefshëm.

MESAZHI I EDI RAMËS:
Unë besoj se ne shqiptarët kemi mundësinë të shkojmë shumë me shpejt përpara duke e dëgjuar njëri-tjetrin pa u ndarë më në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarjen, kundër interesit të familjeve shqiptare. Me pyetësorin bashkëngjitur po i japim jetë një kuvendimi popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë dhe të ardhmen tonë. Eshtë koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdheni përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi. Qoftë Viti i Ri një vit i mbarë, plot shëndet e mundësi të reja për familjen tuaj. 

PYETJET E ANKETËS:

1-Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur, duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Të tjerët thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast.Si thoni ju?

2- Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit e dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve. Cili është mendimi juaj?

3- Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar me largim të padrejtë nga puna, kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënia në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë se masat në fuqi ndaj punëdhënësve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

4- Ka njerëz që thonë se ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë ende të punojnë, nuk duhet të paguajnë kontributet shoqërore. Të tjerë mendojnë se nuk duhet bërë një diferencim i tillë. Si mendoni ju?

5- Ka njerëz që thonë se emigrantëve shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre, duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë, të kursimeve të punës në emigracion, nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Si mendoni ju?

6- Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak.  Të tjerë thonë se kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

7- Ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të Europës, Shqipëria duhet të vendosë me detyrim që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura dhe në tubime të mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut. Si mendoni ju?

8-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohet si duhen. Si mendoi ju?

9-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër, jo vetëm me subjektet, por edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

10- Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?

11- Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?

12- Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkan i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanin Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?

Pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, kryeministri Rama deklaroi se qeveria e re do të krijiojë institucionin e Këshillmit Kombëtar për Shqipërinë, i cili do të realizojë komunikimin me qytetarët lidhur me qëndrimet e tyre për çështje me rëndësi për vendin. E gjitha kjo është pjesë e platformës për “Bashkëqeverisjen”, të cilët Rama e ka shpalosur në disa qytete. Anketa me 12 pyetje do t’i dërgohet çdo qytetari. Rama ka thënë se plotësimi i tyre nuk është i detyrueshëm.

(k.m/d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bashkeqeverisja me qytetaret edi rama bashkeqeverisja me qytetaret edi rama

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni