Bota

Rikthehet Da Vinçi, japonezët e ndërtojnë si robot

29 Qershor 2019, 12:29 Nga DOSJA
Rikthehet Da Vinçi, japonezët e ndërtojnë si robot

JAPONI-Roboti i Leonardo Da Vinçit u është paraqit pjesëmarrësve të samitit që mblodhi liderët e 20 vendeve më të zhvilluara në Osaka.

Drejtori i marketingut i kompanisë “Fujikin”, Kouichi Nakamura, tha se: “roboti ishte bërë në nder të Da Vinçit, ndaj të cilit bota është në borxh për veprat e tij”.

Ai deklaroi se “roboti Da Vinci është bërë edhe me qëllim që në mënyrë unike nxënësve t’u prezantohet puna e tyre dhe që të merren me shkencën dhe artin”.

Kështu do të mundësojmë që nxënësit dhe shkencëtarët e ardhshëm të mësojnë përmes argëtimit”, shtoi Nakamura.

 Nakamura gjithashtu shtoi se “roboti Da Vinçi flet japonisht, anglisht dhe italisht”.Duke u lidhur me rrjetin e Google, roboti do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota japoni lenoardo da vinci robot japoni lenoardo da vinci robot

Sondazh

Poll