Bota

Takimi i “ftohtë” mes Theresa May dhe Putinit në Japoni

28 Qershor 2019, 12:30 Nga DOSJA
Takimi i “ftohtë” mes Theresa May dhe Putinit në Japoni

JAPONI- Ish-kryeministrja britanike, Thereza May është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, në Osaka, qytetin më të madh japonez.

Marrdheniet mes dy liderëve kanë qënë të ftohta që prej helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës se tij Yulia në territorin britanik. Shtrëngimi i duarve mes të dy liderëve ndoshta ishte më i shëmtuari takim në histori.

May tha para takimit se “ajo që ndodhi në qytetin e Ëiltshire ishte “një akt i neveritshëm dhe i papërgjegjshëm” dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Fakti që ata ranë dakord të takoheshin në samitin e G20, shihet si një shkrirje e raporteve të ngrira, por mënyra se si Theresa May takoi Presidentin rus, dukej më shumë si një “funeral”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota takimi ne japoni theresa may vladimir putin takimi ne japoni theresa may vladimir putin

Sondazh

Poll