Bota

I nguli thikën vetes në stomak, artisti i Guns N’ Roses shtrohet me urgjencë në spital

29 Qershor 2019, 08:05 Nga DOSJA
I nguli thikën vetes në stomak, artisti i Guns N’ Roses shtrohet

Steven Adler, ish-baterist i Guns N ‘Roses, u shtrua në spital me urgjencë pasi po vuante një plagë të rëndë vetëvrasëse.

Sipas TMZ, një person në shtëpinë e bateristit në Los Anxhelos ka thërritur ndihmën e shpejtë duke thënë se dikush kishte tentuar të therte veten.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë zbuluar një plagë të rëndë në stomakun e bateristit.

Një përfaqësues i Adler tha për TMZ se lëndimi nuk ishte rezultat i një tentative vetëvrasëse, por ishte një aksident, duke shtuar se ishte një “plagë shumë e vogël, sipërfaqësore”.

Adler ka pasur një histori me abuzimin e substancave narkotike, duke luftuar gjatë dekadave, duke përfshirë edhe në vitin 1990 kur ai ishte pjesë e grupit Guns N ‘Roses. Gjatë intervistave ndër vite ai ka pranuar se ka tentuar disa herë të kryejë vetvrasje.

Burimi: ET canada

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bateristi ther veten me thike guns n'roses steven adler bateristi ther veten me thike guns n'roses steven adler

Sondazh

Poll