Bota

Me parterin në krah dhe dy fëmijët në duar, Elton John etiketon si ‘hipokrit’ Vladimir Putin

29 Qershor 2019, 09:58 Nga DOSJA
Me parterin në krah dhe dy fëmijët në duar, Elton John

SHBA– Gjatë një interviste për Financial Times, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shfaqi dhe idetë e tij homofobike. Ai theksoi se nuk duhet lejuar që idetë liberale të shkatërrojnë vlerat familjare.

“Le të jenë të gjithë të lumtur, nuk kam asnjë problem me ato. Por kjo nuk duhet lejuar të errësojë kulturën, traditat dhe vlerat tradicionale të familjeve të miliona njerëzve që përbëjnë popullatën kryesore”- është shprehur ndër të tjera Vladimir Putin.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Elton John i cili prej vitesh është i martuar me partnerin e tij dhe bashkë kanë dy fëmijë. Këngëtari e kritikoi këtë deklaratë si një ‘hipokrizi’ dhe shkruajti një letër të hapur drejtuar liderit rus, ku godiste pikëpamjet e tij homofobike.

“I dashur presidenti Putin, u mërzita shumë kur lexova intervistën tuaj në Financial Times. E kundërshtoj me forcë idenë tuaj që multikulturalizmi dhe diversiteti seksual janë një pengesë në shoqërinë tonë. Kam gjetur mendime të kundërta në komentin tuaj se ju doni që njerëzit LGBT të ‘jenë të lumtur’ dhe se ‘ne nuk kemi asnjë problem në të.’ Megjithatë, shpërndarësit rusë zgjodhën të censurojnë rëndë filmin tim ‘Rocketman’ duke hequr të gjitha referencat për gjetjen e lumturisë së vërtetë përmes marrëdhënies time 25-vjeçare me Davidin dhe rritjen e dy djemve të mi të bukur. kjo mua më duket një hipokrizi. Jam krenar që jetoj në një pjesë të botës ku qeveritë tona kanë evoluar për të njohur të drejtën universale të njeriut për të dashur kë të duam”, – shkruajti Elton John.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota elton john këngëtari pikepamje homofobike presidenti i rusise vladimir putin vladimir putin elton john këngëtari pikepamje homofobike presidenti i rusise vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll