Bota

Çmendet moti në Francë, shënohen temperatura rekord në historinë e vendit (Video)

28 Qershor 2019, 15:53 Nga DOSJA
Çmendet moti në Francë, shënohen temperatura rekord

FRANCË– Çmendet moti në Francë. Ditën e sotme Franca ka arritur temperaturën më të lartë ndonjëherë, ndërsa në Europë vijon vala e të nxehtit.

Termometri ka shënuar 45.1 gradë Celsius në mesditë duke thyer rekordin e viti 2003, që ishte një shkallë më pak.

Autoritetet franceze kanë ndërmarrë një numër masash për të parandaluar një përsëritje të valës të të nxehtit në vitin 2003, kur humbën jetën 14,000 vetë.

Evropa po lufton me nxehtin pasi edhe Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke kanë shënuar temperatura rekord.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se valë të tilla të nxehti do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të efektit serrë. Météo-France shkruan se frekuenca e ngjarjeve të tilla pritet të dyfishohet deri në vitin 2050.

Agjencia e meteorologjisë paralajmëroi se temperaturat mund të rriteshin edhe më tej gjatë pasdites dhe thanë: “Ne duhet të presim deri në fund të ditës për të ditur se cili qytet do të mbajë rekordin si qyteti më i nxehtë i Francës”.

Kryeministri francez Edouard Philippe u ka bërë thirrje njerëzve të jenë të përgjegjshëm, duke paralajmëruar se i nxehti i inkurajon të ndërmarrin edhe rreziqe, duke shtuar se kishte nga një të vdekur në ditë për shkak të mbytjes.

Marrë dhe përkthyer nga CNN

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france temperaturat ne france france temperaturat ne france

Sondazh

Poll