Politike

“Paska informacion sekret”, Vasili i përvishet Rudina Hajdarit: Shyqyr që ke shkruar pa gabime

29 Qershor 2019, 12:07 Nga DOSJA
“Paska informacion sekret”, Vasili i përvishet Rudina Hajdarit:

TIRANË- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas kritiakve të Rudina Hajdarit, e cila shkruante se Ilir Meta kishte takuar një ish-vartës së tij dhe jo kryetaren, Monika Krymeadhin.

Vasili me ironi shkruan se Rudina i ka marrë informacionet nga “Avokati i FBI” në Tiranë dhe këtë herë ka arritur që të bëj postimin pa gabime.

Kjo rudina paska shume informacion sekret. Me siguri nga “Avokati i Fbi” ne Tirane. Po pse reagoi me dy dite vonese per nje takim publik? Plus qe kur kryetari i Partise se saj refuzoi takimin me Presidentin po kjo e shkreta çdo te bisedonte me te? Shyqyr qe ia kishin shkruar pa gabime kete reagimin,se po ta recitonte do na gajaste se qeshuri si ç’ben cdo te enjte ne “ Landfilldin” me te ri te Shqiperise. Megjithate e uroj qe neser te shkoj ballelarte, duarplot…. dhe me Fitorje“, shkruan Vasili.

Ka qenë Rudina Hajdari në një reagim në rrjetet sociale duke postuar foton e takimit mes Metës dhe Vasilit, duke thënë se Presidenti takoi atë se nuk takon dot gruan. Nga ana e Presidencës kjo ësthë quajtur si thyerja e heshtjes zgjehdore dhe reagoi Tedi Blushi. Por nga ana tjetër Petrit Vasili reagoi me ironi kundër Hajdarit. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta petrit vasili rudina hajdari ilir meta petrit vasili rudina hajdari

Sondazh

Poll