Politike

Vendi në heshtje zgjedhore, nisin protestat masive në Kombinat, njësia 6 marshon drejt KZAZ

29 Qershor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Vendi në heshtje zgjedhore, nisin protestat masive në Kombinat,

Tiranë- Banorët e njësisë nr.6 në Tiranë, ku pjesë e tyre janë edhe protestuesit së “Unazës së Re”, janë duke marshuar drejt  KZAZ së kësaj zone. Ata shprehen se do të protestojnë kundra qeverisë Rama dhe se nuk i njohin zgjedhjet e nesërme. “Rama ik”, “Shqipëri e Krimit”, “Zgjedhje Komuniste”, janë disa nga thirrjet teksa po marshojnë.

“Këto zgjedhje janë edhe një turp. Do të protestojmë në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bihen pre e provokimeve “, është shprehur një nga banorët.

Ndërsa për ish-deputetin Balliu sot nuk ka heshtje zgjedhore.

“Momentalisht nuk po shoh provokator. Nuk jemi në fushatë që të mbajmë heshtje zgjedhore, jemi këtu kundra qeverisë Rama”,  është shprehur ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore. Në bazë të Kodit Zgjedhor palët që marrin pjesë në zgjedhje janë të detyruara që të mos bëjnë deklarata. Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë opozita. Fushata është shoqëruar me akuza, protesta e përplasje në disa KZAZ. Reagon presidenti Ilir Meta.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike heshtja zgjedhore protestë në kombinat heshtja zgjedhore protestë në kombinat

Sondazh

Poll