Bota

Ç’është ‘komploti i byrekut të derrit’/ A rrezikon Boris Johnson të “hiqet qafe”?

19 Janar 2022, 19:18 Nga DOSJA
Ç’është ‘komploti i byrekut të derrit’/

LONDËR– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është në telashe. Një pjesë e madhe e publikut britanik është i zemëruar për festat që ai ka bërë në zyrën e tij në një kohë kur pjesa tjetër e vendit ishte tërësisht e izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Dy sondazhe të bëra javën e fundit sugjerojnë se dy të tretat e votuesve duan që Johnson të japë dorëheqjen. Por është shumë herët për të parashikuar largimin e tij.

Një faktor që mund të funksionojë në favor të tij është se procesi për të “hequr qafe” një kryeministër konservator britanik është mjaft i ndërlikuar. Kryeministrat nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga publiku, sigurisht që britanikët votojnë për të zgjedhurin e tyre lokal dhe kreu i partisë më të madhe në Parlament bëhet kryeministër. Por Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të mbajë një tjetër zgjedhje parlamentare përpara vitit 2024, kështu që nuk ka asnjë mënyrë që votuesi mesatar në rrugë ta largojë Johnson-in tani.

Atëherë përse gjithë këtë kohë flitet se ai përballet me një votëbesim?

Publiku i gjerë mund të mos jetë në gjendje ta votojë për shkarkimin e Johnson por ligjvënësit konservatorë munden. Sipas rregullave të partisë Konservatore, nëse deputetët duan të “heqin qafe” liderin e tyre, ata i paraqesin një letër konfidenciale mosbesimit kryetarit, i cili i mban ato sekrete, duke mos zbuluar as sa letra janë dorëzuar. Nëse kapet shifra prej 15%, atëherë rrezikohet një votëbesim. Aktualisht në parlament janë 359 deputetë konservatorë, çka do të thotë se minimalisht duhen 54 letra për të nxjerrë jashtë loje kryeministrin. Ndërsa vlen për t’u përmendur se në të njëjtin proces kaloi edhe Theresa May, edhe pse i mbijetoi votëbesimit.

Kush bëhet kryeministër nëse Johnson humbet votëbesimin brenda partisë Konservatore?

Partia Konservatore do të vendosë çfarë do të ndodhë. Shkarkimi i tij nuk do të shkaktonte zgjedhje të reja parlamentare kombëtare — e të gjithë ligjvënësit aktualë do të qëndronin në detyrë. Zëvendëskryeministri aktual është Dominic Raab, por kjo nuk do të thotë se ai do të bëhej kryeministër nëse Johnson largohet. Nëse ky skenar ndodh, Partia Konservatore do të niste procesin e saj të ndërlikuar për zgjedhjen e një lideri të ri, me kancelarin Rishi Sunak dhe sekretaren e jashtme Liz Truss që mendohet të jenë ndër pretendentët kryesorë.

A është kjo ‘komploti i byrekut të derrit?’

Po! Shtypi britanik është i mbushur me spekulime se deputetja Alicia Kearns, priti në një takim mbështetës të pakënaqur konservatorë këtë javë. Por zona që ajo përfaqëson është e njohur për byrekun e famshëm të derrit. Frazë që në zhargon përdoret edhe për të nënkuptuar fjalën “gënjeshtër” – pikërisht ajo që Boris Johnson akuzohet se ka bërë kohët e fundit.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson boris johnson

Sondazh

Poll