Bota

E pazakontë, gjykata italiane dënon çiftin për zhurmat nga shkarkimi i WC-së

19 Janar 2022, 19:11 Nga DOSJA
E pazakontë, gjykata italiane dënon çiftin për zhurmat nga

ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Ilgornale.it shkruan se një çift është dënuar nga Gjykata e Lartë në ITali, për zhurmat e shkaktuara nga shkarkimi i WC-së. Kjo pasi tualeti i tyre ishte ngjitur me dhomën e gjumit të një familje tjetër në Itali, të cilët i paditën ata për zhurmën e shkaktuar natën nga shkarkimi i WC-së.

Padia fillimisht është ngritur në vitin 2003, ndërkohë që çështja është zvarritur deri më sot nga Gjykata e Lartë. Pasi familja u ankua për zhurmat e shkaktuara, Gjykata e Lartë, u bazua në një vendim nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mbi të cilën thuhe se shqetësimi dhe prishja e qetësisë është vepër penale.

Për këtë arsye, Gjykata italiane vendosi që çifti t’i paguaj familjës tjetër 500 euro për aq vite sa ka vazhduar ky veprim, ndërsa detyroi po ashtu çiftin që të ndryshonin vendin e tualetit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali wc itali wc

Sondazh

Poll