Bota

Kriza në Bosnje, Dodik: Fati i shtetit varet nga Erdogan, Vuçiç dhe Milanoviç

19 Janar 2022, 18:54 Nga DOSJA
Kriza në Bosnje, Dodik: Fati i shtetit varet nga Erdogan,

BOSNJE-HERCEGOVINË – Lideri i serbëve të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik mirëpriti dialogun për zgjidhjen e krizës politike brenda vendit me ndërmjetësimin e presidentëve të Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë Rexhep Taip Erdogan, Aleksandër Vuçic dhe Zoran Milanoviç. Për Agjencinë e Lajmeve të Republikës Srpska (SRNA), Dodik theksoi se një gjë të tillë ai e kishte deklaruar dhe vitin e kaluar kur Erdogan vizitoi Bosnje-Hercegovinën.

“Vitin e kaluar gjatë vizitës së Erdoganit në Bosnje-Hercegovinë, deklarova se problemet në këtë vend mund të zgjidhen me ndërmjetësimin e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit kroat Zoran Milanoviç. Fati i Bosnjes varet nga dialogu brenda vendit me mbështetjen e Erdogan Vuçiç dhe Milanoviç. Opinioni i askujt tjetër nuk do të arrijë rezultat pozitiv për Bosnje-Hercegovinën”, bëri me dije Milorad Dodik.

Në vizitën e djeshme të Vuçiç në Turqi, presidenti Erdogan tha se mirëpret anëtarët e Këshillit Presidencial Përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës për t’u takuar së bashku në Beograd ose Ankara.

Kujtojmë që anëtari serb në Këshillin Presidencial të Bosnje-Hercegovinës u shpall “non grata” nga SHBA në fillim të këtij viti si person i korruptuar dhe që ka rrezikuar stabilitetin e shtetit federativ boshnjak me deklaratat kërcënuese separatiste. Vitin e kaluar, Dodik kërcënoi se serbët e Bosnjes do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët kroato-serbo-boshnjake pasi nuk po respektohen të drejtat e tyre si minoritet. Madje, ai bëri thirrje dhe për pavarësinë e Republikës Sprska, për të cilën ai beson se do të realizohet në 5 vite e ardhshme.

BURIMI: Anadolu Agency

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic bosnje hercegovine erdogan milorad dodik zoran milanoviç aleksander vucic bosnje hercegovine erdogan milorad dodik zoran milanoviç

Sondazh

Poll