Bota

Po kërkohej një vrasës, një qytetar vritet gabimisht nga polici në Francë

19 Janar 2022, 17:45 Nga DOSJA
Po kërkohej një vrasës, një qytetar vritet gabimisht nga

FRANCË – Një person u vra ditën e sotme gabimisht nga policia në qytetin e Nisës në Francë. Mediat shkruajnë se forcat e rendit ishin pas një personi të akuzuar për një vrasje të kryer në 24 dhjetor 2021 në Las Planas të Spanjës. Një person u qëllua me armë zjarri nga një oficer policie teksa po ndiqte një individ tjetër. Policia bllokoi lëvizjen e automjeteve dhe u vu pas personit të shpallur në kërkim.

Prokurori Publik Xavier Bonhmomme bëri me dije se e ka dërguar çështjen te Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare për ta hetuar si vrasje e vullnetshme. Ai tha se oficeri që kreu vrasjen është shoqëruar nga kolegët, si dhe janë arrestuar disa persona të tjerë.

“Një qytetar i plagosur u shpall i vdekur në orën 12:30. Ia kam kaluar çështjen Inspektorit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare për ta hetuar ngjarjen si vrasje e vullnetshme. Oficeri i policisë është arrestuar. Nuk është gjetur asnjë armë në trupin e viktimës. Disa persona janë arrestuar në këtë operacion. I kërkuari është shpallur në kërkim”, deklaroi prokurori publik Xavier Bonhomme.

Burimi: Republic World

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vrasje ne france vrasje ne france

Sondazh

Poll