Bota

Thellimi i marrëdhënieve, Donika Gërvalla vizitë zyrtare në Greqi

19 Janar 2022, 17:21 Nga DOSJA
Thellimi i marrëdhënieve, Donika Gërvalla vizitë zyrtare

GREQI- Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka vizituar ditën e sotme Greqinë. Gazeta Ekspress shkruan se Gërvalla në Greqi do të takohet me homologun e saj grek Nikos Dendias.

Mësohet se fokusi i kësaj vizitë nga ana e Gërvallës është për të thelluar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve në disa fusha.

“Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj. Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

(I./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla gervalla ne greqi donika gërvalla gervalla ne greqi

Sondazh

Poll