Bota

VIDEO/ Grabitje në Cape Town, autorët e zënë pritë blindës me para

19 Janar 2022, 18:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Grabitje në Cape Town, autorët e zënë pritë

CAPE TOWN- Një grabitje ka ndodhur në qytetin afrikan në Cape Town. Capetownetc shkruan se 4 persona i kanë zënë prit një automjeti, i cili po transportonte lekë. Grabitja e lekëve përfundoi në të shtëna armësh si edhe në përmbysjen e autobuzit që po transportonte lekët, ndërkohë që autorët pasi morën paratë u larguan me shpejtësi.

Ndërsa disa nga lekët që u shpërndanë në rrugë u mblodhën nga dëshmitarët e ngjarjes. Ndërkohë, policia në Kepin Perëndimor ka arrestuar katër të dyshuar për këtë grabitje. Sipas zëdhënësit të policisë, nënkolonel Robert Netshiunda, gjithsej katër të dyshuar, të moshës 21 deri në 42 vjeç u arrestuan dhe do të dalin përpara Gjykatës së Magjistraturës së Goodëood së shpejti me akuzat për një grabitje parash në tranzit, tentativë për vrasje dhe armëmbajtje paleje.

Today’s #CITRobbery N1/N7 Cape Town: Scramble for cash after the robbers left. pic.twitter.com/SvN6gaE6dx

— Yusuf Abramjee (@Abramjee) January 18, 2022

“Në vendngjarje është gjetur edhe një pistoletë 9 mm me municion. Një plan aktivizimi 72-orësh është krijuar për të gjuajtur të dyshuarit e tjerë që u larguan fshehurazi nga vendi i ngjarjes me një shumë të pazbuluar parash, “tha Netshiunda.

G4S hit again! https://t.co/IZdqQ7c3s3 pic.twitter.com/bZ8nAgWPqR

— Yusuf Abramjee (@Abramjee) January 18, 2022

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota grabitje ne cape town robert netshiunda grabitje ne cape town robert netshiunda

Sondazh

Poll