Bota

Hetimi mbi Organizatën Trump, Prokurorja detyron ish-Presidentin të bashkëpunojë

19 Janar 2022, 16:53 Nga DOSJA
Hetimi mbi Organizatën Trump, Prokurorja detyron ish-Presidentin të

SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka ndërmarrë veprime ligjore për të detyruar ish-presidentin Donald Trump, Donald Trump, Jr. dhe Ivanka Trump të bashkëpunojnë me hetimin e saj mbi marrëveshjet financiare të Organizatës Trump. NY Post shkruan se  James paraqiti të martën një mocion duke kërkuar një urdhër gjykate për të detyruar tre anëtarët e familjes të paraqiten për të dëshmuar.

Veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm erdhi si përgjigje ndaj një mocioni të mëparshëm të paraqitur nga Trump dhe dy fëmijët për të anuluar intervistat me zyrën e AG. Në vitin 2019, zyra e James hapi hetimin për Organizatën Trump pasi ish-avokati i Trump, Michael Cohen dëshmoi se Trump ekzagjeroi vlerën e aseteve të kompanive për të marrë kushte më të mira për kreditë dhe politikat e sigurimit.

Ndërsa hetimi është në vazhdim, James tha të martën se hetimi deri më tani ka përcaktuar se organizata Trump dyshohet se ka përdorur vlerësime mashtruese të aseteve për përfitime financiare. Në qendër të gjetjeve paraprake të zyrës së AG janë pasqyrat financiare vjetore dërguar siguruesve të Organizatës Trump.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump ivanka trump jr. letitia james padia ndaj organizatës trump donald trump ivanka trump jr. letitia james padia ndaj organizatës trump

Sondazh

Poll