Aktualitet

Aksidenti i rrezikshëm i autobusit nga Kosova në Bullgari, prokuroria nis hetimet

18 Janar 2022, 15:06 Nga DOSJA
Aksidenti i rrezikshëm i autobusit nga Kosova në Bullgari, prokuroria

BULLGARI – Prokuroria e Kiustendilit ka nisur hetimet lidhur me aksidentin e mëngjesit të sotëm ku një autobus me pasagjerë nga Kosova u përplas me një kamion që transportonte dru.

Dosja e hetimit është kualifikuar sipas Nenit 343, paragrafi 1, pika b e Kodit Penal.

Sipas mediave bullgare, është kryer eksperteza e vendit të aksidentit, si dhe janë pyetur dëshmitarë të ngjarjes. Pritet ardhja e ekspertevë kimikë dhe auto-teknikë, të cilët do të kryejnë verifikime shtesë.

Mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Kiustendilit në zonën e Drenov Dol Dam, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova u përplas me një kamion që mbante dru. Shofer i kamionit kishte ndaluar në mes të rrugës për të ngritur një dru që kishte rënë në rrugë. Ai po përpiqej t’u dërgonte sinjal shoferëve të automjeteve që ndodheshin pas tij, por shoferi i autobusit nuk e ka vënë re dhe për pasojë është plasur me kamionin.

Për fatin e mirë, nuk ka viktima, ndërsa shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta. 29 pasagjerët nga Kosova, mes tyre dhe 6 fëmijë janë akomoduar në fshatin Lozno.

Burimi: Struma

LAJMI KRYESOR: FOTOT- Aksidentohet autobusi me 29 shqiptarë në Bullgari, mes tyre 6 fëmijë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bullgari aksidentohet autobusi me shqiptarë në bullgari aksident ne bullgari aksidentohet autobusi me shqiptarë në bullgari

Sondazh

Poll