Aktualitet

“Rruga e rrëshqitshme”, flet shoferi shqiptar i autobusit në Bullgari: Frynte erë

18 Janar 2022, 16:09 Nga DOSJA
“Rruga e rrëshqitshme”, flet shoferi shqiptar i autobusit

BULLGARI – Njëri prej shoferëve të autobusit me pasagjerë nga Kosova që u përplas sot me një kamion me dru në Bullgari ka folur për njërën nga mediat vendase. Ahmed Abazi bëri me dije se për “TV Perëndimi” (ТВ Запад) se aksi rrugor në Kiustendil ishte shumë i rrëshqitshëm. Më tej, ai tha se gjatë kohës së udhëtimit në zonë frynte shumë erë dhe ky ka qenë shkaku kryesor që kolegu i tij nuk mundi të shikonte shoferin e kamionit që kishte dalë në rrugë për të paralajmëruar automjetet në radhë që të ulnin shpejtësinë për shkak se një dru kishte rënë në rrugë.

“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, u shpreh Abazi.

Shoferi i autobusit ka marrë lëndime të lehta. Abazi tregoi se të gjithë personat e tjerë, përveç tij, janë larguar ndërsa ai qëndroi për të larguar autobusin.

“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”, tha për “TV Perëndimi” Ahmed Abazi.

29 pasagjerë shqiptarë u dërguan në fshatin Lozno për t’u akomoduar. Mediat bullgare thanë se mund të përsëritej tragjediae Strumës së 23 nëntorit 2021 ku 45 persona në një autobus nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në Struma për shkak të përplasjes me një trafikndarësen dhe shpërthimit të zjarrit. Pasagjerët ishin shqiptarë.

Burimi: ТВ Запад

LAJMI KRYESOR: FOTOT- Aksidentohet autobusi me 29 shqiptarë në Bullgari, mes tyre 6 fëmijë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll