Aktualitet

Ish-kryehetuesi i komunizmit: Mehmet Shehu u vra, s’ju lejua autopsia

18 Janar 2022, 22:03 Nga DOSJA
Ish-kryehetuesi i komunizmit: Mehmet Shehu u vra, s’ju lejua autopsia

TIRANË– Qemal Lame, ish-kryetar i hetuesisë gjatë kohës së komunizmit, këmbëngul se ish-kryeministri Mehmet Shehu ishte vrarë nga regjimi. Gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion”, Lame u shpreh se ish-kryeministrit nuk i ishte bërë autopsia edhe pse ministri i Shëndetësisë e kishte kërkuar.

Ndërkohë që shtoi se sipas tij e gjithë ngjarja është e manipuluar, duke renditur edhe njëherë faktet që e bëjnë të dyshojnë se Shehu ishte ekzekutuar.

“Ngjarja është krejtësisht e manipuluar. Në rast se kryhet një vrasje apo vetvrasje ka gjurmë të tjera. Në rastin konkret provat që janë administruar nuk janë origjinale. Vendi i ngjarjes është ribërë. Nuk është vendi i ngjarjes origjinal. Që kur vajti bodiguardi i ka gjetur të hekurosur, batanijet të sheshuara, i mbuluar, i rregulluar dhe në rast se do të kishte kryer vetvrasje nuk do të kishte qenë në atë gjendje. Është urdhëruar të mos bëhet autopsia. E dyta, Ministri i Shëndetësisë sapo shkoi tha: është vrasje, jo vetevrasje, ndaj dhe u dënua me pushkatim,”- tha Lame.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mehmet shehu qemal lame mehmet shehu qemal lame

Sondazh

Poll