Aktualitet

PROTESTA e banorëve te ‘5 maj’:Do i vëmë zjarrin Bashkisë,me gjak do e mbrojmë nesër

18 Janar 2022, 09:42 Nga DOSJA
PROTESTA e banorëve te ‘5 maj’:Do i vëmë zjarrin

TIRANË– Protesta të lagjia ‘5 Maji’ në Tiranë vijon edhe sot nga banorët. Ata kanë dalë sërish në protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre që preken nga nga procesi i rindërtimit për zhvillimin e zonës së re. Banorët shprehen të vendosur se do e mbrojnë me gjak pronën e tyre nëse tentojnë ti nxjerrin me forcë jashtë.

Një prej tyre tha se është absurde dhe kriminale situata e krijuar pasi në një kohë kur presidenti turk Erdogan ndërton 522 shtëpi për shqiptarët e prekur nga tërmeti, vetë shteti nxjerr jashtë popullin e vet pa asnjë lloj kontrate.

Banorët për ‘Faxnews’

‘Nuk kisha pa shtet që të marrë masa për popullin e vet, Erdogan i futi në shtëpi ata të tërmetit këta të nxjerrin nga shtëpia jote pa asnjë lloj kontrate.’

-Pse të bëj kontratë paraprake, ç’ është ky muhabet ta kam dhuru, kjo është super grabitje si pastrim parash. Ne nuk jemi Zvicër. Ku i gjen shteti këto lekë se Europa nuk po u jep.

-Duhet të rrethojmë bashkinë e ti fusim zjarrin me dokumente.

-Mos të mendojë që jemi të urtë, të sjellë noterin të caktojë shtëpinë dhe të caktojë metrat. Me gjak do e mbrojmë.

-Po bëjnë mafiozlliqe që të na shkelin me këmbë.

Nesër është afati i fundit që të lirohen banesat sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës. Protestat te “5 Maji” në Tiranë kanë nisur prej disa muajsh nga banorët të cilët janë kundër shembjes së shtëpive të tyre që preken nga procesi i rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, siç përcaktohet në vendimin që Këshilli i Ministrave ka marrë më 22 shtator të këtij viti.

LEXO DHE KËTË:

Nesër nis shembja e banesave nga IMT në ‘5 maj’, banorët: Do protestojmë!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 5 maji banorët në protestë protesta te 5 maji 5 maji banorët në protestë protesta te 5 maji

Sondazh

Poll