Aktualitet

FOTOT- Aksidentohet autobusi me 29 shqiptarë në Bullgari, mes tyre 6 fëmijë

18 Janar 2022, 12:23 Nga DOSJA
FOTOT- Aksidentohet autobusi me 29 shqiptarë në Bullgari, mes tyre 6

BULLGARI– Një autobus me 29 pasagjerë, shqiptarë të Kosovës, mes tyre gjashtë fëmijë është aksidentuar këtë mesditë në Bullgari. Mediat lokale shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 në unazën e Kyustendilit. Konkretisht autobusi me pasagjerë është përplasur me një kamion që po transportonte dru.

Kamioni ishte ndaluar në mes të rrugës pasi i kishte rëndë një pemë nga ngarkesa që po transportonte. Drejtuesi i kamionit raportohet se është përpjekur që tu bëjë me shenjë mjeteve që po vinin përballë tij se ishte ndaluar për të marrë pemën e zhbllokuar rrugën, por shoferi i autobusit nuk e ka parë.

Ai ka vijuar rrugën drejt dhe është përplasur me kamionin. Dëmet materiale janë të shumta, siç shihen edhe në foto, ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur vetëm shoferi i autobusit. Të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Aksidenti në Bullgari, Ministria e Kosovës: Pasagjerët kanë mbërritur në Kosovë

“Rruga e rrëshqitshme”, flet shoferi shqiptar i autobusit në Bullgari: Frynte erë

Mediat bullgare: Për pak u përsërit tragjedia e Strumës, autobusi vinte nga Turqia

Aksidenti i rrezikshëm i autobusit nga Kosova në Bullgari, prokuroria nis hetimet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bullgari aksidentohet autobusi me shqiptarë në bullgari aksident ne bullgari aksidentohet autobusi me shqiptarë në bullgari

Sondazh

Poll