Aktualitet

Mediat bullgare: Për pak u përsërit tragjedia e Strumës, autobusi vinte nga Turqia

18 Janar 2022, 15:35 Nga DOSJA
Mediat bullgare: Për pak u përsërit tragjedia e Strumës,

BULLGARI – 29 pasagjerët nga Kosova që ndodheshin në autobusin që u aksidentua sot në Kiustendil po ktheheshin nga një udhëtim më Turqi. Mediat bullgare shtojnë se sot mund të përsëritej ngjarja e rëndë e 23 nëntorit 2021 në Struma të Bullgarisë, ku një autobus me 2 shoferë dhe 52 pasagjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut u përplas me trafikndarësen e autostradës së Strumës në Bullgari nga ku mbetën të vdekur 45 persona.

Koincidenca mes dy ngjarjeve është se pasagjerët ktheheshin nga një udhëtim në Turqi.

Aktualisht, prokuroria e Kiustendilit po kryen hetimet lidhur me aksidentin e sotëm. 29 pasagjerët shqiptarë nga Kosova janë akomoduar në fshatin Lozno të qytetit Kiustendil.

BURIMI: STRUMA

LAJMI KRYESOR: FOTOT- Aksidentohet autobusi me 29 shqiptarë në Bullgari, mes tyre 6 fëmijë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bullgari aksidentohet autobusi me shqiptarë në bullgari aksident ne bullgari aksidentohet autobusi me shqiptarë në bullgari

Sondazh

Poll