Sport

Arbitri i ndeshjes së Milanit përlotet pas ndeshje dhe i kërkon falje kuqezinjëve

18 Janar 2022, 12:55 Nga DOSJA
Arbitri i ndeshjes së Milanit përlotet pas ndeshje dhe i kërkon

ITALI – Serra u kerkoi falje futbollistëve të Milanit pasi nuk dha avantazh kur Messias realizoi në minutën e 92-të.

Gjyqtari nxitoi për të dhënë një goditje të lirë, pa lejuar vazhdimin e lojës duke i anulluar kështu Milanit golin që u shënua dhe që mund të ishte goli i fitores. Menjëherë pas atij aksioni Spezia befasoi Milanin duke i shënuar golin e që i dha atyre fitoren.

Sipas madiave italiane, Serra filloi të qante pas ndeshjes dhe ishte ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic që e kishte ngushëlluar duke i thënë se gabimet ndodhin.

Tre apo katër lojtarë të tjerë të Milanit iu bashkuan suedezit duke biseduar me gjyqtarin pas ndeshjes.

Sipas raporteve në Itali, Serra mund të pezullohet me më shumë se dy ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arbitri milan seriea arbitri milan seriea

Sondazh

Poll