Aktualitet

U arrestua në Frankfurt, Shqipëria kërkon ekstradimin e Genc Tafilit

18 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA
U arrestua në Frankfurt, Shqipëria kërkon ekstradimin e Genc

TIRANË– Shqipëria kërkon ekstradimin e Genc Tafilit nga Gjermania, aty ku u vu në pranga më 431 dhjetor në aeroportin e Frankfurtit. Kërkesa për ekstradim është nisur nga Prokuroria e Krujës drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe pritet të marrë OK-n.

Tafili, i dënuar me 25 vite burgim për akuzën e vrasjes së Arben Zylyftarit, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Shkodër u lirua nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Por, pas arrestimit të kësaj të fundit, gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, që lironte nga burgu Tafilin me kusht.

Për pasojë, Apeli kërkonte rikthimin e Tfilit në burg, për shlyerjen e 3 viteve e 3 muajve që Hoxha ia kishte ‘falur’. Më pas Genc Tafili u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ai u prangos në Frankfurt dhe pritet të vijë në Shqipëri për të shlyer dënimin e mbetur.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha genc tafili enkelejda hoxha genc tafili

Sondazh

Poll