Bota

Shpërthim i fuqishëm në një kompleks pallatesh në Glyfada të Greqisë, dëme të shumta

18 Janar 2022, 08:47 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm në një kompleks pallatesh në

GREQI – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një kompleks pallatesh në Glyfata të Greqisë.

Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit në hyrjen e njërit prej pallateve të kompleksit, ndërsa sipas informacioneve të para, kanë qenë persona të panjohur, të cilët kanë vendosur lëndën plasëse në hyrje të kompleksit të pallateve 5-katëshe.

Sipas policisë, nga shpërthimi i fortë janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara aty pranë, ndërsa po kryhen kontrolle edhe në bodrumet e pallatit ku ndodhi shpërthimi për të parë nëse ka edhe aty dëme, pasi mësohet se në garazh janë të parkuara mjete luksoze si: Ferrari, BMW e Mercedes Benz.

Marrë nga cnn.gr

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota glyfada greqi shperthim ne greqi glyfada greqi shperthim ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2022, 08:20

Kush e tradhtoi Anne Frank te nazistët?

Ekipi prej 30 ekspertësh beson tani pas pesë vjet hulumtimesh, se ka zbuluar se kush ia dorëzoi Anne Frank dhe familjen e saj Gestapos në gusht të vitit 1944. S...