Bota

Ish-oficeri i policisë, Hugo Osorio vrasësi serial më i keq i të gjitha kohërave

18 Janar 2022, 08:26 Nga DOSJA
Ish-oficeri i policisë, Hugo Osorio vrasësi serial më i keq i

EL SALVADOR – Një ish-oficer politike në El Salvador është vënë në qendër të diskutimeve të mediave dhe opinionit publik vendas, ndërsa nuk kanë ngurruar që ta cilësojnë si vrasësin serial më të keq të të gjitha kohërave.

Hugo Osorio u bashkua me forcat e policisë në 1997 por u dëbua në 2005 pasi u akuzua për abuzim seksual me një të mitur. Ai vuajti një dënim me burg deri në 2011 për këtë çështje. Në shtëpinë e tij policia gjeti një ikonë të ‘Santa Muerte’ qirinj dhe maska, me të cilat vrasësi terrorizoi viktimat e tij gjatë ritualeve.

Sipas mediave vendase, dyshohet se ish-polici ka vrarë mbi 40 persona, ndërkohë që familjarët e njerëzve të zhdukur shkojnë çdo ditë në pjesën e përparme të shtëpisë së tij për të mësuar lajme.

Policia ka arritur të zbulojë dhe të zhvarrosë mbetje të viktimave të Osorios, shumica e të cilave u përkisnin grave. Aktakuza përfshin të paktën 11 raste të vrasjes së rëndë të grave. Studiuesit e përshkruajnë Hugo Osorio si një “të varur nga seksi psikopatik”, një “vrasës serial” i cili gjuante pretë e tij në faqet e rrjeteve sociale, duke i joshur me oferta pune ose ndihmë për të emigruar në SH.B.A.

Marrë nga dailymail.co.uk

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota el salvador hugo osorio vrases serial el salvador hugo osorio vrases serial

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2022, 08:20

Kush e tradhtoi Anne Frank te nazistët?

Ekipi prej 30 ekspertësh beson tani pas pesë vjet hulumtimesh, se ka zbuluar se kush ia dorëzoi Anne Frank dhe familjen e saj Gestapos në gusht të vitit 1944. S...