Bota

Skandal në Australi / Autoritetet u kërkojnë udhëtarëve fjalëkalimet e celularëve

18 Janar 2022, 08:17 Nga DOSJA
Skandal në Australi / Autoritetet u kërkojnë udhëtarëve

AUSTRALI – Shteti australian është goditur nga një tjetër skandal, pasi disa udhëtarë janë ankuar se ekipet e sigurisë në aeroport i kishin kërkuar ti kontrollinin telefonët e tyre celularë, madje i kanë kërkuar edhe fjalëkalimet.

Njëri nga udhëtarët ka deklaruar se ai së bashkë me partneren u detyruan të shkruanin fjalëkalimet e celularëve të tyre me kërkesë të zyrtarëve të kufirit, në kohën kur ata u kthyen në Australi, pasi pushimeve disa-ditore në një ishull ekzotik. Ndërkohë, ai shton se, edhe pas marrjes së celularëve, zyrtarët e aeroportit, i lanë për disa minuta të mbyllur në një dhomë të veçantë, pa u thënë asnjë arsye.

Në lidhje me këtë situatë, kanë reaguar edhe gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, sipas të cilëve një veprim i tillë është i rëndë dhe abuziv, duke e krahasuar Australinë me një diktaturë autoritare.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zëdhënësit të Forcave Kufitare Australiane, i cili tha se masat e marra kanë për qëllim mbrojtjen e komunitetit australian nga hakerimi, ndërsa shtoi se informacioni i sekuestruar nga telefonat e pasagjerëve ka kontribuar në suksesin e shumë operacioneve vendase të zbatimit të ligjit që synojnë aktivitete të paligjshme.

Marrë nga rt.com.news

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aeroporti ne australi australi fjalekalime aeroporti ne australi australi fjalekalime

Sondazh

Poll