Bota

Derrat i presin rrugën makinës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, 1 i plagosur

18 Janar 2022, 07:59 Nga DOSJA

KOSOVË – Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Kosovë, ku një automjet është përplasur me një tufë derrash e për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Sipas policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur afër fshatit Duhel të Suharekës, ndërsa menjëherë pas shkuarjes në vendin e ngjarjes, Shoqata e Gjuetarëve ka larguar derrat nga rruga dhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht në Duhel, një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në lidhje me këtë aksident.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aksident në kosovë autostrada ibrahim rugova aksident në kosovë autostrada ibrahim rugova

Sondazh

Poll