Bota

Mbi 20 mijë të prekur në 24 orë, Çekia regjistron rritje të rasteve me COVID-19

18 Janar 2022, 08:35 Nga DOSJA
Mbi 20 mijë të prekur në 24 orë, Çekia regjistron

ÇEKI – Republika Çeke raportoi të martën për mbi 20 mijë raste të reja me koronavirus. “Kjo është shifra më e lartë e infektimeve ditore që dy shtet ka regjistruar që prej 1 dhjetorit të vitit 2021”, tha Ministria çeke e Shëndetësisë.

Republika Çeke, shtet me 10.7 milionë banorë, po përballet me një valë të re të pandemisë, teksa varianti Omicron i koronavirusit ka nisur që të rrisë numrin e të infektuarve.

Qeveria çeke ka shkurtuar periudhën e karantinës dhe izolimit, si pjesë e masave të reja. Megjithatë, autoritetet çeke e kanë bërë të detyrueshme testimin e punëtorëve të kompanive, masë kjo që hyri në fuqi këtë javë.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë së Çekisë njoftoi se ka regjistruar 20,270 raste të reja, që është rritje e lartë krahasuar me 7,342 raste që ishin regjistruar një javë më parë. Ndërkaq, numri i qytetarëve të hospitalizuar që në dhjetor kishin qenë 7,000, të hënën ishin 1,660. (REL)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid ne ceki radio europa e lire republika ceke covid ne ceki radio europa e lire republika ceke

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2022, 08:20

Kush e tradhtoi Anne Frank te nazistët?

Ekipi prej 30 ekspertësh beson tani pas pesë vjet hulumtimesh, se ka zbuluar se kush ia dorëzoi Anne Frank dhe familjen e saj Gestapos në gusht të vitit 1944. S...