Bota

VIDEO / Asteroidi i rrezikshëm kalon sot në mbrëmje afër Tokës, NASA në gatishmëri

18 Janar 2022, 08:08 Nga DOSJA
VIDEO / Asteroidi i rrezikshëm kalon sot në mbrëmje afër

SHBA – NASA njofton se po ndjek me vëmendje rrugën që po ndjek asteroidi i konsideruar si ‘potencialisht i rrezikshëm’, i cili pritet të kalojë shumë afër planetit tonë.

Mësohet se ky ‘shkëmb hapësinor ka një diametër prej rreth 1 kilometër, ndërsa NASA garanton se ai nuk do ta godasë Tokën, por do kalojë shumë afër saj, pasi do të vijë brenda rreth pesëfishit të distancës midis planetit tonë dhe hënës, kalim ky që pritet të bëhet rreth orës 22:51 më 18 janar.

Near-Earth #asteroid 1994 PC1 (~1 km wide) is very well known and has been studied for decades by our #PlanetaryDefense experts. Rest assured, 1994 PC1 will safely fly past our planet 1.2 million miles away next Tues., Jan. 18.

Track it yourself here: https://t.co/JMAPWiirZh pic.twitter.com/35pgUb1anq

— NASA Asteroid Watch (@AsteroidWatch) January 12, 2022

Kur të jetë më afër Tokës, shkëmbi hapësinor pritet të udhëtojë me një shpejtësi prej rreth 45,000 milje në orë. Pavarësisht shpejtësisë së tij, astronomët shpresojnë të kenë një pamje të mirë të PC1 të vitit 1994.  Pasi kalon pranë Tokës këtë javë, 1994 PC1 nuk pritet të afrohet përsëri me Tokën deri në shekullin e ardhshëm.

Marrë nga universetoday.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota asteroidi kalon afer tokes nasa asteroidi kalon afer tokes nasa

Sondazh

Poll