Bota

Petkoviç: Zgjedhjet e 3 Prillit do të mbahen edhe në Kosovë

17 Janar 2022, 20:49 Nga DOSJA
Petkoviç: Zgjedhjet e 3 Prillit do të mbahen edhe në

SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka paralajmëruar se Serbia do të synojë t’i mbajë zgjedhjet e 3 prillit edhe në Republikën e Kosovës, ndonëse një referendum për disa ndryshime në kushtetutën e Serbisë nuk u lejua të mbahej të dielën.

“Përkundër faktit se Albin Kurti e pengoi referendumin në Kosovë, ne do të vazhdojmë të punojmë për mbajtjen e zgjedhjeve më 3 prill”, ka thënë Petkoviç.

Gazeta Express shkruan se Petkoviç nuk la pa përsëritur diçka prej fjalëve Vuçiç, duke thënë se Kosova do të përballet me pasoja të paparashikueshme pas vendimit për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

“Situata është e tensionuar pasi dje është vërejtur një demonstrim i forcës nga Albin Kurti, policia e Kosovës dhe ROSU, të cilët kanë qëndruar në rrugën rajonale ndërmjet Lepovisaqit dhe Mitrovicës me armë të gjata dhe automjete të blinduara”, tha Petkoviç.

Ai tregoi se e ka telefonuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak për t’ia shprehur zemërimin për vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe për personat që u ndaluan në kufi kur tentuan ta fusnin materialin e referendumit. Petkoviç shprehet i zemëruar që Lajçak s’ka mundur ta bind kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të ndryshuar mendje.

“E kam telefonuar Miroslav Lajçakun që njerëzit të lirohen dhe OSBE-ja ta marrë materialin dhe ta shpërndajë në komunitetet serbe. Ai tha se do t’i drejtohej Kurtit dhe kjo ishte e gjitha. Nuk mund të besoj se Perëndimi nuk mund t’i bëjë presion Kurtit. Perëndimi e mbështet Kosovën si fëmijën e tij”, tha Petkoviç.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti petar petkoviç referendumi ne serbi albin kurti petar petkoviç referendumi ne serbi

Sondazh

Poll