Bota

E çuditshme/ Zhurma nga nëntoka frikëson banorët e Selanikut, braktisin banesat

17 Janar 2022, 11:20 Nga DOSJA
E çuditshme/ Zhurma nga nëntoka frikëson banorët e

GREQI– Banorët e lagjes “Meteora” në Selanik prej dhjetë ditësh përballen me një fenomen të çuditshëm, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve dhe mediave. Mediat e huaja raportojnë se së fundmi banorët janë frikësuar tepër, aq sa kanë braktisur banesat e tyre. Në video qytetarët shihen të grumbulluar në lagje jashtë shtëpive të tyre.

“Zhurma dëgjohet zakoniisht natën dhe sidomos pas orës 12. Duket sikur dikush gërmon nëntokë, por nuk na kanë shpjeguar ende se për çfarë bëhet fjalë”, -tregojnë banorët.

Ndërkohë që Costas Papazachos, Profesor i Gjeoshkencës nga Universitetin e Selanikut tha se zhurma nuk ka të bëjë me ndonjë paralajmërim për tërmet apo diçka tjetër që lidhet me fenomene natyrore në zonë.

Nuk bëhet fjalë për një zhurmë që ka të bëjë me një fenomen natyror. Ajo duket të jetë një zhurmë e shkaktuar nga diçka tjetër, që duhet ta gjejnë autoritetet përkatëse. Zhurma është e ndërprerë dhe ndodh kryesisht gjatë natës, prandaj mendoj që nuk ka të bëjë me një fenomen natyror dhe aq më pak të jetë paralajmëruese e ndonjë tërmeti”, tha ai.

(f.i/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota banoret ne selanik greqi banoret ne selanik greqi

Sondazh

Poll