Bota

Erdogan në Shqipëri, mediat turke: Erdogan pret që të merren hapa kundër FETO-s

17 Janar 2022, 19:40 Nga DOSJA
Erdogan në Shqipëri, mediat turke: Erdogan pret që të merren

TURQI- Mediat turke i kanë bërë jehonë vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri ditën e sotme. Në shkrimin e ‘Anadolu Agency’, shkruhet se Rama gjatë takimit të sotëm ka nënvizuar miqësinë me Erdogan, ndërkohë që gjithashtu shkruhet edhe për çelsin e qytetit të Laçit, që ju dhurua ditën e sotme Erdogan.

“Duke treguar se si pyetet shpesh për miqësinë e ngushtë me presidentin turk, Rama nënvizoi se Erdogan është një person që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Presidentit turk iu dorëzua edhe një gardë nderi.” shkruhet në lajmin e Anadolu Agency.

Ndërkohë që e përditshmja tjetër ‘Hyrriet daily neës’ shkruan se në vizitën e sotme u shqyrtuan marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha dimensionet.

Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri në nivelin e partneritetit strategjik do të shqyrtohen në të gjitha dimensionet dhe hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit do të diskutohen gjatë vizitës,” shkruhet në lajmin e Hyrrietdailyneës.

Nga ana tjetër ‘Haberlerturkie’ i ka dhënë më shumë rëndësi deklaratës së Erdogan për organizatën FETO, i cili kërkoi ndërmarrjen e hapave konkretë dhe të shpejtë.

“Duke mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë pas deklaratës së përbashkët për shtyp, Presidenti Erdoğan vuri në dukje se presin që Shqipëria të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe konkretë në luftën kundër FETO-s,” shkruhet në lajmin e Haberlerturkie .

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota politike erdogan ne tirane erdogan ne tirane

Sondazh

Poll