Aktualitet

Kuvendi/ Përjashtimet e PD, përplasje mes Nikollës e deputetëve të “Foltores”!

17 Janar 2022, 07:51 Nga DOSJA
Kuvendi/ Përjashtimet e PD, përplasje mes Nikollës e

TIRANË– Sesioni i ri parlamentar të vitin 2022 ka nisur me debate në sallë mes demokratëve. Deputetët e përjashtuar dhe pezulluar nga ana e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha; Edmond Spaho, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi si edhe Flamur Noka kanë dalë kundër vendimit të tyre nga grupi parlamentar, duke kërkuar që as Kuvendi të mos marrë parasysh dokumentet e sjella nga PD.

Duke përsëritur se neni 15 e përcakton qartë se DEPUTETËT e formojnë grupin parlamentar, ata kërkuan nga Nikolla që t’i referohet rregullores për të mos krijuar precedent të rrezikshëm në Kuvend. Nga ana tjetër, në replika me demokratët, kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla tha se nuk interpreton vendimmarrjet politike të grupit më të madh opozitar, por se sot thjesht kishte bërë njoftimin.

Ndërsa që nga ana tjetër, Taulant Balla gjithashtu u përfshi në përplasje duke shtuar se përjashtimi i deputetëve nga grupi parlamentar është e drejtë ekskluzive e çdo partie. Ai tha se nuk ekziston termi “deputet i pezulluar”, prandaj kërkoi nga Partia Demokratike që të saktësojë qëndrimin e saj lidhur me mospërfshirjen e deputetëve të përjashtuar në grupin e saj të parlamentit

Fjalët e Ballës shkaktuan acarimin e deputetit Flamur Noka. Ai i quajti deklaratët e Balëls si ofendim për demokratët dhe e etiketoi si “zëdhënësin e shoqatës së bravave”, referuar grupit të deputetëve në PD që mbështesin kryetarin e saj Lulzim Basha. Ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Noka kërkoi që të grisë dokumentet e dërguara nga Partia Demokratike dhe të marrë parasysh vendimet e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Ndërhyrjet e Ballës e Nikollës nuk u pritën mirë nga Enkelejd Alibeaj, i cili gjatë fjalës së tij si kryetar i grupit parlamentar në seancë, të mos i komentonin përplasjet e brendshme, duke pranuar edhe njëherë publikisht se kishin konflikt “brenda llojit”.

Në fjalën e tij si përfaqësues i grupit parlamentar të mazhorancës, Balla ironizoi Alibeajn dhe Nokën duke iu thënë “e gëzofshi atë që ju ka gjetur”, lidhur me përçarjen brenda Partisë Demokratike. Ai këmbënguli për vazhdimin e bashkëpunimit pozitë-opozitë për zgjatjen e mandatit të vettingut, Reformës Zgjedhore, etj.

Pas përfundimit të deklaratave të kryetarëve të grupeve parlamentare, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj u zgjodh n/kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Në pushim e ndërmjetëm për të pritur ardhjen e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, deputetët Edmond Spaho dhe Flamur Noka dolën nga Kuvendi. Ata u shprehën për Dosja.al se Komisioni i Rithemelimit përfaqëson PD e vërtetë, ndërsa pjesa e deputetëve  që mbështet liderin e partisë Lulzim Basha të krijojë organizatë më vete me emërtimin “shoqata e bravave”. Të dy deputetët e përjashtuar nga PD thanë se largimi i tyre jashtë Kuvendit nuk kishte të bënte me refuzimin e dëgjimit të fjalës së presidentit turk, por ishte thjesht një konsum bisede mbi atë se çfarë ndodh sot në Parlament.

Ndërkohë që pas debateve, në Kuvend për një fjalë të shkurtër shkoi edhe presidenti turk Recep Tajip Erdogan, i cili edhe njëherë kërkoi kujdes në luftën kundër organizatës FETO, grup që sipas tij rrezikon edhe vendin tonë. Por seanca u bojkotua nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili zgjodhi që të mos ishte pjesë e seancës për shkak të prezencës së Erdogan. Gjithashtu, edhe pse kishte premtuar të ishte sot në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha mungoi sërish në Kuvend.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Noka bojkoton Parlamentin:PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga Basha

Pushim për disa minuta, Kuvendi pret ardhjen e Erdoganit

Kuvendi miraton propozimin e PD, Gjekmarkaj n/kryetari i ri

Debatet/ Kuvendi nis me përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike

Balla i përgjigjet Alibeajt dhe Nokës: E gëzofshi këtë që ju ka gjetur!

VD-MOMENTI/ U përplasën me Nikollën, Spaho dhe Bylykbashi largohen nga Kuvendi

VD-Përplasja Basha-Berisha, Alibeaj e pranon: Kemi ca probleme me njëri-tjetrin

VD-Noka i kthehet Ballës: Mos u bëni zëdhënës i shoqatës së bravave, fyerje për PD

VD-Balla mes debatit brenda demokratëve: S’ka deputet të pezulluar, PD ta rregullojë

Bylykbashi: Mos shkelni Kushtetutën, Nikolla: S’ka anësi

VD-Përjashtimi nga gr.parlamentar, Bylykbashi: Po vendoset precedent i rrezikshëm

VD-Seanca fillon me debate, Shehu-Nikollës: Mos u bëni bashkëpunëtore

Kuvendi nis me DEBATE! Spaho: Lulzim Brava, s’ma kishte marrë mendja se….

Basha e shkarkoi nga kreu i gr.parlamentar, Rushaj mungon në Kuvend, vendin ia zë…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike seance plenare 17 janar 2022 seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll