Aktualitet

VD-EKSKLUZIVE! Trafik prej Erdoganit, acarohet Albano Bogdo, përplaset me efektivin

17 Janar 2022, 18:50 Nga DOSJA
VD-EKSKLUZIVE! Trafik prej Erdoganit, acarohet Albano Bogdo, përplaset me

TIRANË– Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë. Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.

Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesëve të mjeteve, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.

“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju *** mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,”-dëgjohet aktori.

Ndërkohë që efektivi i Policisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit. Por pikërisht në këtë moment, aktori i afrohet dhe duke e prekur edhe fizikisht, fillon vetë që të drejtojë trafikun: Hë ç’a do bësh? *nuk kuptohet qartë replika tjetër me efektivin.

Ndërsa që për të qëndruar pranë kolegut të tyre, janë afruar edhe efektivë të tjerë, që largojnë aktorin, duke u kujdesur që të mos shkaktojnë përplasje, mes tyre dhe aktorit, i cili aktualisht është pjesë e kastit të “Klanifornia”.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet albano bogdo erdogan ne shqiperi albano bogdo erdogan ne shqiperi

Sondazh

Poll