Aktualitet

Denoncimi i qytetarit bllokon subjektin ushqimor, AKU zbret në jug të vendit

17 Janar 2022, 20:35 Nga DOSJA
Denoncimi i qytetarit bllokon subjektin ushqimor, AKU zbret në jug të

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur një subjekt, pas denoncimit të një qytetari. Në njoftimin e AKU-së, bëhet me dije se në një subjekt ku kryehej prodhimi i ushqimore me bazë mishi, ambalazhimi i produkteve djathë, peshk, pjesë mishi, në ambientet frigoriferike dhe ambientin e tregtimit u zbuluan disa shkelje. Gjatë hetimit u zbuluan 14’400 kokrra vezësh të paketuara dhe të pavulosura, me mungesë datë skadence dhe pa gjurmueshmëri 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues dhe 100 kg galetë pa etiketë identifikuese, të cilat u asgjesuan. Gjithashtu ky subjekti u gjobit për kushtet higjieno-sanitare si dhe për mungesën e gjurmueshmërisë

Njoftimi i Plotë:

Denoncimi në numrin e gjelbër të AKU zbulon magazinat dytësore ku cënohej siguria ushqimore. AKU falenderon qytetarin për bashkëpunimin dhe merr masa urgjente. Një denoncim në numrin e gjelbër (0800 75 75) të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë lidhur me operatorin e biznesit ushqimor me inicial “D.” që operon në juglindje të vendit. AKU urdhëroi plan-veprimi lidhur me rastin dhe u krye inspektim së bashku me Drejtorinë Rajonale të AKU-së. Inspektimi fizik u krye në dy adresa, ku subjekti ushtronte aktivitetin, aty ku kryhej procesi i prodhimit të produkteve ushqimore me bazë mishi, ambalazhimi i produkteve djathë, peshk, pjesë mishi, në ambientet frigoriferike dhe ambientin e tregtimit.

Gjatë inspektimit u konstatuan produkte të gatshme për hedhje në treg:
● Produkte me bazë mishi me etiketa të panotifikuara dhe që nuk kishin të deklaruar në etiketë përbërësit, disa prej të cilëve alergenë kryesorë ushqimorë.

● U mor masë administrative gjobë për sa më lart dhe për mosplotësimin periodik të regjistrave të HACCP.
● Për produktet e bllokuara po dërgohen mostra në ISUV.
Në adresën, me tre ambiente të reja magazinuese që u identifikua referuar të dhënave nga denoncuesi, u konstatuan gjatë kontrollit fizik:
● Aty ku mbaheshin produktet ushqimore nuk plotësoheshin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për këtë veprimtari.
● Magazina ishte e pamirëmbajtur dhe brenda saj u konstatua një sasi prej 14’400 kokrra vezësh të paketuara dhe të pavulosura, me mungesë datë skadence dhe pa gjurmueshmëri.
● Në ambientet frigoriferike, në kushte të papranueshme u konstatuan 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues, 100 kg galetë pa etiketë identifikuese.

Grupi inspektues i AKU-së mori masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit të këtij subjekti dhe bllokimin e produkteve sa më lart, me destinacion përfundimtar asgjësimin e tyre, masë administrative gjobë për kushtet higjieno-sanitare dhe masë administrative gjobë për mungesën e gjurmueshmërisë. Procedura e inspektimit vazhdon duke ndjekur nga afër asgjësimin e produkteve të bllokuara për asgjësim. Me daljen e përgjigjes së analizave nga ISUV do vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore. Gjithashtu AKU po përgatit materialin për kallëzim penal të kësaj veprimtarie

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aku aku

Sondazh

Poll