Aktualitet

VD-Erdogan: Në vizitat e tjera këtu, uroj të merren masa të prera ndaj FETO-s

17 Janar 2022, 17:12 Nga DOSJA
VD-Erdogan: Në vizitat e tjera këtu, uroj të merren masa të

TIRANË – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kërkoi që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të ashpra kundër organizatës politiko-kulturore FETO e udhëhequr nga kleriku Fetullah Gylen. Në fjalën e tij në parlamentin e Shqipërisë, lideri i shtetit turk tha se kjo organizatë ka shkaktuar dëme të mëdha në Turqi dhe vendet e tjera nuk duhet të vuajnë pasojat që përjetoi populli turk nga FETO.

Në përfundim të fjalës së tij, Erdogan tha se në vizitat e tij të ardhshme në vendin tonë pret që shteti shqiptar të ndërmarrë veprime konkrete dhe të prera ndaj organizatës FETO, e cila është shpallur organizatë terroriste në Turqi.


Më lejoni të them këtu se lufta kundër organizatës terroriste FETO që bombardoi dhe masakroi popullin tonë, është një nga ndjeshmëritë tona që i kushtojmë rëndësi të vecantë dhe fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate vazhdojnë të jenë në Shqipëri dhe të shfaqin ekzistencën e tyre. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën edhe kur është e hidhur. Ashtu si në Turqi edhe këtu institucionet e lidhura me FETO-n kanë operacione të fshehta dhe mos kini dyshim se ata sapo të vijë koha do zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese aq më e sigurtë do jetë e ardhmja juaj. Nëse nuk veproni sa më shpejt është e pashmangshme që të shfaqen të njëjtat probleme si në Turqi. Ne e konsiderojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë të tregojmë në mënyrë që vëllezërti tanë mos të kenë të njëjtin fat. Presim që Shqipëria të marrë masa kundër FETO dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen. Shpresoj që në vizitat tona të ardhshme në Shqipëri të ketë marrë formë të prerë kjo punë.

LAJMI KRYESOR: Erdogan në Shqipëri! Inaguron Laçin në 554-vjetorin e Skënderbeut, fjala në Kuvend

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erdogan ne shqiperi feto erdogan ne shqiperi feto

Sondazh

Poll