Aktualitet

Kulla në selinë e PD? Fevziu: Lejen e jep Rama, PD tërhiqet

17 Janar 2022, 22:15 Nga DOSJA
Kulla në selinë e PD? Fevziu: Lejen e jep Rama, PD tërhiqet

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, është pyetur në lidhje me projektin e kullave në selinë e PD. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Fevziu tha se pronarët kanë tentuar që ta zgjidhin problemin e pronësisë, pasi prona aty është shumë e madhe. Ai gjithashtu ka thënë se për këtë projekt lejen duhet ta japë kryeministri Edi Rama dhe jo Basha.

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Doli një projekt 4 freedoms, për kulla te selia e PD. Ish pronarët janë të afërm të tutë?

Blendi Fevziu: Janë degë e të njëjtës familje.

Ylli Rakipi: Keni ndonjë informacion?

Blendi Fevziu: Di që pronarët aty kanë tentuar të zgjidhin problemin e pronësisë së tyre. Prona aty është shumë e madhe.

Ylli Rakipi: Xhamia nuk prishet?

Blendi Fevziu: Jo. Banka mund të prishet, u dëmtua edhe nga tërmeti. Nuk e di a bëhen kullat sepse duhet të japë lejen Edi Rama, duhet të tërhiqet PD.

Ylli Rakipi: Kërkesën duhet ta bëjë PD, sepse është institucion, kështu e përshkroi nënkryetari i Bashkisë. E para që duhet të tërhiqet është PD. Nëse kushërinjtë e tu kanë këtë ide, me siguri kanë vajtur në PD së pari. Di gjë për këtë?

Blendi Fevziu: Nuk di gjë për këtë. Prona u është kthyer por nuk ju jepet faktikisht. PD është me qira për 99 vjet në pronën e SHQUP-it.
Duhet leje nga shteti, që do të jetë e vështirë dhe që PD të tërhiqet me shkrim. Do ti kërkojë shtetit seli diku tjetër dhe pastaj mund të bëjë marrëveshje private PD. Nëse i kërkon shtetit, se këtu janë pronarët, do të kërkojë seli tjetër.

Ylli Rakipi: Pra ke idenë Fevzi që do të bëhet shtëpia e lirisë?

Blendi Fevziu: Edhe mund të bëhet. Si projekt më duket i bukur. 1.4 milionë projekti tha nënkryetari. Nuk e di kush është porositësi i projektit. Ajo shtrihet nga xhamia deri në zonën ku fillon Katedralja dhe banka. Është deri në zonën e Kalasë.

Ylli Rakipi: Pra, po u ndërtuan gjithë këto, bëhet edhe një qeverisje e përbashkët…

Blendi Fevziu: Nuk e di këtë se do të kërkojë pak kohë që të ndërtohet. Lejen e kësaj e jep Edi Rama, jo Basha.

Ylli Rakipi: Fjala është, a e ka kërkuar Basha?

Blendi Fevziu: Duhet pyetur ai për këtë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu ylli rakipi blendi fevziu ylli rakipi

Sondazh

Poll