Aktualitet

I akuzuar për vjedhje, arratiset nga burgu 20-vjeçari shqiptar në Greqi

17 Janar 2022, 17:33 Nga DOSJA
I akuzuar për vjedhje, arratiset nga burgu 20-vjeçari shqiptar

GREQI- Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Akropolit. Cnn.gr shkruan se i burgosuri 20-vjeçar është dënuar për vjedhje. Ai ju drejtua Gjykatës ditën e sotme për tu mësuar me vendimin e dënimit, pasi akuzohet për vjedhen e një motori.

Ai u arratis me ndihmën e të dashurës së tij.  I arrestuari është vizituar nga e dashura e tij, e cila është përleshur me policinë dhe pas rrëmujës së krijuar, 20-vjeçari ka gjetur rastin dhe ka nisur të vrapojë. Sipas policisë helenase përleshja është inskenuar me qëllim që i riu të arratisej.

Ndërkohë që e dashura e 20-vjeçarit nuk ka mundur tu shpëtojë forcave të policisë dhe po mbahet në Komisariat.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arratiset shqiptari nga burgu ne greqi greqi arratiset shqiptari nga burgu ne greqi greqi

Sondazh

Poll