Politike

VD-Noka i kthehet Ballës: Mos u bëni zëdhënës i shoqatës së bravave, fyerje për PD

17 Janar 2022, 15:51 Nga DOSJA
VD-Noka i kthehet Ballës: Mos u bëni zëdhënës i

TIRANË – Deputeti Flamur Noka iu kundërpërgjigj ashpër kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili kërkoi që PD të saktësojë më mirë lidhur me ccështjen e pezullimit dhe përjashtimit të deputetëve nga grupi parlamentar. I revoltuar, Noka e quajti të turpshme ndërhyrjen e Partisë Socialiste në punët e brendshme të partisë më të madhe opozitare. Ai shtoi se kjo është fyerja më e madhe që u është bërë demokratëve.

Në vazhdim të fjalës së tij, deputeti Noka shtoi se Balla është kthyer në zëdhënësin e shoqatës së bravave/


“E kuptoj dashurinë për shoqatën e bravave. E kupton çdo demokrat në çdo cep të kuvendit që ju ka urdhëruar kreu i regjimit. S’mund të pranoni që Balla të flasë në emër të grupit të PD. Fyerja më të rëndë nuk ka dhe s’ka për të patur. Nëse pengu autorizon Ballën të flasë në emër të PD, Balla të vazhdojë punën në grupin e tij parlamentar, ne nuk përzihemi. Të bëjë zëdhënësin e shoqatës së bravave, jo të përmendë emrin e grupit parlametnar të PD. Jeni caktuar për të administruar seancën. Ju ka ardhur një shkresë nga Komisioni i Rithemelimit. A mund t’ju thoni sot shqitpavë se pse iu referoheni shoqatës së bravave dhe jo përfaqësisë së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. A ju urdhëron kreu i regjimit? A e caktuat që Balla do bëhet zëdhënesi i shoqatës së bravave? Hidhni ato shkresurina në koshin e plehrave, s’mund të përcaktoni ju se kush është demokrat. Nuk e përcaktoni ju dhe Rama demokracinë. Po tregoni se krimi, interesi, bandat dhe pengun po mundoni ta demonstroni çdo ditë, prandaj kujdes”, deklaroi Flamur Noka sot në Kuvend.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/Kuvendi me debate, deputetët e përjashtuar nga PD kundër Ballës e Nikollës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka perplasje ne partine demokratike seance plenare 17 janar 2022 taulant balla flamur noka perplasje ne partine demokratike seance plenare 17 janar 2022 taulant balla

Sondazh

Poll