Politike

VD-“Merrni pengun”,Noka shpërthen në Kuvend, i ulin zërin, Nikolla: S’kam replika…

17 Janar 2022, 15:38 Nga DOSJA
VD-“Merrni pengun”,Noka shpërthen në Kuvend, i ulin

TIRANË– Deputeti Flamur Noka ka replikuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. I pranishëm në sallën e Kuvendit, Noka tha se Nikolla nuk po zbatonte rregulloren pasi sipas tij të vetmit përfaqësues të ligjshëm të Partisë Demokratike në sallë ishin anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimmit. Nga ana tjetër, Nikolla tha se sipas rregullores ajo ka përcjellë vendimin e marrë nga grupi parlamentar i PD-së. Noka tentoi të fliste sërish por i kishin mbyllur mikrofonon, ndërsa Nikolla tha se nuk kishte asnjë kundër argument. 

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Zonja kryetare e Kuvendit, megjithëse nga kolegët u informova nga kolegët, ju jeni e pafajshme sepse keni zbatuar urdhrin e shoqatës së bravave e llozave të blinduara me katraz. Në këtë mënyrë ju mendoni se do të fusni në thes opozitën, zërin opozitar do ta shuani dhe mendoni që pluralizmin do ta kontrolloni. Deputetët nuk janë peng, pavarësisht se ju keni marrë kreun e shoqatës së bravave peng. Nuk mundet tua caktojë përkatësinë askush tjetër përveçse atyre demokratëve që i kanë zgjedhur e i kanë votuar. Ju kujtoj se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka marrë vendime dhe në shkresën që ju kemi përcjellë janë vendimet, është shkarkuar dhe deri më 22 mars, Partinë Demokratike e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit të ngritur nga ky Kuvend. është marrë dhe vendimi për një Referendum, ju ka ardhur shkresa me vulë. Ju kominkoj për sëri, ka vetëm një Kuvend të ligjshëm, çdo dokument që ju vjen nga shoqata e bravave e shulave është nul. Pengut mund t’ja ndërtoni bunkerin edhe këtu, por…

Lindita Nikolla: Mbaroi koha, rregullorja më përcakton kufijtë se si unë i procedoj gjërat, unë sot bëra atë që më thotë rregullorja, atë që grupi parlamentar të PD-së më ka përcjellë, kaq

Flamur Noka: (nuk kuptohet)

Lindita Nikolla: E përmendët ju më herët emrin tim

Flamur Noka: Jo, por…

Lindita Nikolla: Ju lutem nuk kam asnjë kundërargument për ju.

LAJM KRYESOR:VD-LIVE/ Nis sesioni i ri parlamentar! Erdogan mban fjalim

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka lindita nikolla seance plenare 17 janar 2022 flamur noka lindita nikolla seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll