Politike

Kuvendi pret fjalimin e Erdogan, Dule bojkoton seancën! Del nga salla

17 Janar 2022, 15:51 Nga DOSJA
Kuvendi pret fjalimin e Erdogan, Dule bojkoton seancën! Del nga salla

TIRANË– Kreu i Partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule ka vendosur që të braktisë seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion, për të mos ndjelur fjalimin e Presidentit të Turqisë, Recep Tajip Erdogan.

Dule ka dalë nga lista e Partisë Demokratike në Tiranë, por si pjesë e koalicionit “PD-AN” dhe është kryëtar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut që ka si objekt kryesor mbrojtje e të drejtave të minoritetit grek. Ndaj dhe në përputhje me idealet e forcës politike që ai përfaqëson, ai ka zgjedhur që të largohej nga seanca parlamentare.

Por rasti i Dules nuk është i vetmi! Vizita e Erdogan ditën e 554 – vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu shkaktoi debate në oponionin publik. Pati zëra që u kërkuan deputetëve të braktisin seancën në shenjë nderimi për heorin kombëtar, që i rezistoi pushtimit të Perandorisë Osmane.

Po ashtu, si shenjë kundërshtie për vizitën e Erdogan sot, presidenti Ilir Meta dhe ish- kryeministri Sali Berisha, përkujtuan sot përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, duke e lënë në heshtje vizitën e Erdogan. Megjithatë sot, në Kuvend, vetëm Dule ka vendosur që të zgjedhë bojkotin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne shqiperi seance plenare 17 janar 2022 vangjel dule erdogan ne shqiperi seance plenare 17 janar 2022 vangjel dule

Sondazh

Poll